Politike

Salianji kritika SPAK: Të goditen ministrat kur janë në detyrë, jo si me Tahirin

Ai mori si shembull rastin e Saimir Tahirit dhe të Lefter Kokës duke hedhur dhe dyshime që drejtësia nuk është e pavarur nga qeveria.

6 Shtator 2023, 22:55 Nga I.A
Salianji kritika SPAK: Të goditen ministrat kur janë në
Ervin Salianji

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji ka bërë kritika për SPAK duke thënë se ky institucion nuk është 100% i pavarur. Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai theksoi se ministrat të goditen kur janë në detyrë dhe jo sapo largohen nga detyra. Ai mori si shembull rastin e Saimir Tahirit dhe të Lefter Kokës duke hedhur dhe dyshime që drejtësia nuk është e pavarur nga qeveria.

“Kritika që kam ndaj SPAK është se si ka mundësi që ndërhyrjet bëhen vetëm pasi kryeministri i largon nga detyra. Ku e di kryeministri që largohen nga detyra vetëm ata që goditen nga SPAK. Ku ka drejtësi në vend të  botës që raporton te kryeministri. Unë do them që SPAK është 100% e pavarur kur të godasë ministrat në detyrë.  Koka dha dorëheqjen nga mandati pastaj u arrestua, Ahmetaj u largua nga detyra pastaj u prek, Tahirin e mbrojtët me mandatin e më pas u godit sapo u largua”, tha ai.

ervin salianji

Sondazh

Poll