Politike

Salianji: Anila Denaj në dyert e SPAK, ka të tjerë që duhet të ishin ministra në PS

Sipas tij kjo lëvizje  që ka bërë Rama nuk sjellë asnjë kontribut për shqiptarët.

6 Shtator 2023, 21:47 Nga I.A

Salianji: Anila Denaj në dyert e SPAK, ka të tjerë që duhet

TIRANË- Deputeti Ervin Salianji ka folur për ndryshimet e bëra së fundmi në kabinetin qeveritar. Në një intervsitë për emisionin “Now” në Euronews Albania, Salianji theksoi se Anila Denaj e cila është vendosur Ministre e Bujqësisë pak javë më parë u pa në dyert e SPAK. Sipas tij kjo lëvizje  që ka bërë Rama nuk sjellë asnjë kontribut për shqiptarët.

“Çfarë ndryshimi sjellë për Shqipërinë ikja e njërit dhe ardhja e tjetrit. Erdhi ministre bujqësie erdhi Anila Denaj. Këtë zonjën  e kam parë në dyert e SPAK, pavarësisht se nuk e di se për çfarë. Ka të tjerë që duhet të ishin ministra në PS Cili është kontributi që u jep shqiptarëve këto lëvizje. Ka një lloj sensi se si funksionon politika. Ça përfitimi kanë qytetarët me një njeri që dhe në google mezi dilte”, tha ai.

ervin salianji anila denaj

Sondazh

Poll