Aktualitet

Ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare, kush ishte Ferid Murad dhe për çfarë e fitoi çmimin Nobel

Ai lindi në vitin 1936, kurse në vitin 1998 fitoi çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi.

6 Shtator 2023, 10:59 Nga f.i
Ndërroi jetë në moshën 87-vjeçare, kush ishte Ferid
Feird Murad

MAQEDONI E VERIUT-  Ferid Murad ndërroi jetë ditën e djeshme (e martë) në moshën 87-vjeçare. Murad me prejardhje është nga qyteti i Gostivarit. Ai ishte një mjek me famë botërore, nobelist në fiziologjinë e mjekësisë.

Ai lindi në vitin 1936, kurse në vitin 1998 fitoi çmimin Nobel për fiziologji dhe mjekësi. Emrin e tij sot e mban spitali në qytetin e Gostivarit, ndërsa është qytetar nderi i Komunës së Çairit në Shkup, si dhe mjek nderi i shkencës në Universitetin Shtetëror të Tetovës.

Për çfarë e fitoi çmimin Nobel

Ferid Murad u shpërblye me çmimin më të madh për zbulimin e rolit të oksidit nitrik në sistemin kardiovaskular. Zbulimi i tij se oksidi nitrik (NO) bën që enët e gjakut të relaksohen dhe zgjerohen, ka aplikime të gjera në mjekësi sot. Përdoret për të rregulluar presionin e gjakut; lufton infeksionin; dhe trajtojnë sëmundjet e zemrës dhe mushkërive, si dhe kancerin, shokun dhe impotencën.

ferid murad

Sondazh

Poll