Aktualitet

Zjarr në manastirin e ‘Shën Marenës’, vendi i shenjtë shkrumbohet nga flakët, roja pëson djegie në fytyrë

Me ndërhyrjen e banorëve dhe rojes është mundësuar izolimi dhe fikja e zjarrit ndërsa policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

6 Shtator 2023, 10:18 Nga A.B
Zjarr në manastirin e ‘Shën Marenës’, vendi i
Mokra e Siperme

POGRADEC- Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e djeshme në Mokrën e Sipërme në një nga vendet e shenjta dhe më të vizituara të kësaj zone atë të Shën Marenës.

Ambietet e qëndrimit përreth kishës u përfshinë nga flakët, duke djegur pjesën më të madhe të tyre e duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Mbetet e paqartë nëse zjarri ka ardhur nga pakujdesia e njerzve që vizitojnë vendin dhe qëndrojnë atje apo ndonjë pakujdesi e rojes së vendit.

Me ndërhyrjen e banorëve dhe rojes është mundësuar izolimi dhe fikja e zjarrit ndërsa policia ka nisur hetimet mbi ngjarjen.

Sipas të dhënave bëhet me dije se ka pasur rrjedhje gazi nga një bombël e vogël dhe më pas ka shpërthyer në flakë, njëri nga rojet ka pasur edhe djegie në fytyrë./Dosja.al

zjarr ne mokren e siperme

Sondazh

Poll