Aktualitet

Aksident në Tiranë, autobusi i linjës së 'Unazës' përplas dy automjete, 1 person i lënduar

Mësohet se urbani i linjës së Unazës është përplasur me dy makina.

5 Shtator 2023, 21:37 Nga I.A
 
Aksident në Tiranë, autobusi i linjës së
Aksidenti

TIRANË- Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë. Mësohet se urbani i linjës së Unazës është përplasur me dy makina.

Nga aksidenti ka mbetur i lënduar një prej drejtësve të makinës, i cili është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Nuk dihet shkaku i aksidentit, por mësohet se në vendngjarje ka shkuar policia dhe grupi hetimor për të bërë të mundur zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Informacion paraprak Më datë 05.09.2023, në Rrugën Bardhyl, shtetasi R. M., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka kryer parakalim të gabuar dhe është përplasur me një automjet të parkuar dhe me autobusin e linjës së Unazës, me drejtues shtetasin B. K. Si pasojë e përplasjes ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

aksident ne tirane

Sondazh

Poll