Aktualitet

Aksident në Qafë Thanë, e reja me makinë përplas turistin nga Polonia, dërgohet në spital

Mësohet se një 21-vjeçare me makinë ka përplasur një turist polak me motor.

5 Shtator 2023, 18:59 Nga I.A
Aksident në Qafë Thanë, e reja me makinë përplas
Foto Ilustruese

POGRADEC- Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në Qafë Thanë. Mësohet se një 21-vjeçare me makinë ka përplasur një turist polak me motor. Turisti është dërguar në spitalin e Përrenjasit për të marrë ndihmë mjekësore. 

Njoftimi i Policisë:

Qafë Thanë, Pogradec/Informacion paraprak Sot rreth orës 18:26, në aksin rrugor "Qafë Thanë-Pogradec", pranë doganës së Qafë Thanës, automjeti tip "Benz" me drejtues shtetasin E. B., 21 vjeç, ka përplasur një motomjet me drejtues shtetasin G. R., banues në Poloni, i cili për pasojë ka marrë dëmtime trupore dhe është transportuar për mjekim në spitalin e Prrenjasit, ku ndodhet në kujdesin e mjekëve. Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

aksident ne qafe thane

Sondazh

Poll