Politike

Ndryshimet në qeveri, kush janë 4 Ministret që largohen nga kabineti qeveritar

Një tjetër ministre e larguar është dhe Frida Krifca, e cila mbante postin e Ministrisë së Bujqësisë që do të drejtohet nga Anila Denaj.

4 Shtator 2023, 20:04 Nga I.A
Ndryshimet në qeveri, kush janë 4 Ministret që largohen nga
Olta Xhacka, Edona Bilali, Evis Kushi dhe Frida Krifca

TIRANË- Ndryshimet në qeveri, kanë sjellë dhe largimin e 4 ministreve nga kabineti qeveritar. Nga posti ministror është larguar Evis Kushi, e cila ishte Ministre e Arsimit. Këtë ministri e ka marrë në dorë Ogerta Manastirliu. Një tjetër ministre e larguar është dhe Frida Krifca, e cila mbante postin e Ministrisë së Bujqësisë që do të drejtohet nga Anila Denaj.

Olta Xhaçka është ministrja tjetër e larguar nga kabineti qeveritar. Xhaçka drejtonte Ministrinë e Jashtme, e cila do të kryesohet nga Igli Hasani. Edona Bilali është ministrja e katërt, e cila është larguar nga kabineti. Postin e saj si Ministre për Sipërmarrjen e ka marrë Delina Ibrahimaj.

evis kushi edi rama anila denaj olta xhaçka edona bilali mblidhet asambleja e ps

Sondazh

Poll