Politike

Nga nënkryetar i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku katapultohet në kabinetin qeveritar, ja ministria që do të drejtojë

Rama vendosi sot që Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet të shkrihet dhe në vend të saj të ketë një ministri tjetër që do të drejtohet nga Mazniku.

4 Shtator 2023, 19:11 Nga I.A

  

Nga nënkryetar i bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku
Arbjan Mazniku

TIRANË- Arbjan Mazniku është emëruar Ministër i Shtetit për Pushtetin Vendor ditën e sotme. Ky vendim ka ardhur nga kryeministri Edi Rama gjatë mbledhjes së Asamblesë së PS-së. Rama vendosi sot që Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet të shkrihet dhe në vend të saj të ketë një ministri tjetër që do të drejtohet nga Mazniku.

Mazniku deri më tani ka mbajtur postin e nënkryetarit të Bashkisë së Tiranës që nga shtatori i vitit 2015. Ndërkohë që më parë, ai ka qenë zëvendësministër i Arsimit dhe Sportit dhe Drejtor Ekzekutiv i Institutit AGENDA, një organizatë në Tiranë që merret me kërkime dhe analiza të politikave publike në Shqipëri.

Arbjan Mazniku ka studiuar për Gazetari në Universitetin e Tiranës. Ndërkohë që zotëron një Master në Profilin Komunikim Politik nga Universiteti Sheffield në Britaninë e Madhe.

edi rama arbjan mazniku mbledhja e asamblese se ps

Sondazh

Poll