Art&Argëtim

Prapaskenat e martesës me Princ Harry-n/ Meghan Markle me lot në sy: Më thanë mos u marto me të!

21 Tetor 2019, 09:46 Nga DOSJA
Prapaskenat e martesës me Princ Harry-n/ Meghan Markle me lot në sy:

Mbretëri e Bashkuar- Të tjera detaje dalin nga intervista e dukeshës së Sussex, Meghan Markle në dokumentarin e “ITV”. Në rrëfimin e saj, Markle bëri me dije se ishte paralajmëruar nga miqtë se do t’i shkatërrohej jeta duke u martuar me princin Harry. Markle tregoi gjatë intervistës se pavarësisht se të gjithë e kanë zili jetën e saj si dukeshë, për të nuk është aspak e lehtë, shkruan Daily Mail.

Dukesha zbuloi se në fillimet e martesës me princ Harryn ajo ishte shumë e lumtur dhe miqtë e saj ishin të lumtur për të. Por Markle theksoi se ajo ishte paralajmëruar nga miqtë të mos martohej me pricin, sepse do ta kishte të vështirë ta shihte veten çdo ditë si kryefjala e mediave.


“E përjetova shumë pas kuintave, e dija që s’do të ishte e lehtë, por prisja të ishte e drejtë dhe këtë pjesë s’po mundem ta përtyp”, u shpreh ajo e përlotur gjatë dokumentarit, teksa rrëfeu vështirësinë e përballjes me sulmet e ushtruara nga mediat.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz meghan markle prapaskenat e marteses me princ harryn meghan markle prapaskenat e marteses me princ harryn

Sondazh

Poll