Aktualitet

Montoi ashensorin ku humbi jetën 17-vjeçari, "detyrim paraqitje" për autorin

Katër vite më parë, 43-vjeçari kishte ndërtuar në mënyrë artizanale ashensorin në subjektin e Spiro Iljadhit, ku ndërroi jetë aksidentalisht 17-vjeçari Antonio Delilaj.

29 Gusht 2023, 18:00 Nga m.s
Montoi ashensorin ku humbi jetën 17-vjeçari, "detyrim
Antonio Delilaj

SARANDE- Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “detyrim paraqitje” për Lulzim Allkushin, i cili montoi ashensorin në lokalin ku humbi jetën aksidentalisht në Sarandë, Antonio Delilaj, 17-vjeç. Krahas gjyqtares Suela Xhani, prezentë në seancën gjyqësore ishin dhe dy prokurorët Aurora Hajno dhe Silvana Belishta. Mbi të paditurin Allkushi, rëndon vepra penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Katër vite më parë, 43-vjeçari kishte ndërtuar në mënyrë artizanale ashensorin në subjektin e Spiro Iljadhit, ku ndërroi jetë aksidentalisht 17-vjeçari Antonio Delilaj.

Nga verifikimet e kryera rezultoi se Allkushi ishte i palicencuar, dhe kishte sajuar një pajisje të ngjashme me ashensorin për transportin e mallrave në depon e magazinës.

Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Nr. 1", të Sarandës, në lokalin “Orange Club” ku është këputur kavoja e ashensorit që përdorej kryesisht për furnizimin e lokalit, duke zënë poshtë kamerierin 17 vjeç Antonio Delilaj, nga fshati Qafë Gjashtë.

Inspektorati Shtetëror i Mbikëqyrjes së Tregut, deklaroi se pajisja e përshtatur për transport mallrash nga subjekti, e cila ka pësuar defekt, nuk është ashensor dhe për rrjedhojë nuk është inspektuar.

gjykata e sarandës lulzim allkushi antonio delilaj

Sondazh

Poll