Aktualitet

Kakavijë/ 39-vjeçares i sekuestrohen mbi 11 mijë Euro

Shuma e parave është sekuestruar nga autoritetet kufitare në doganën e Kakavijës, pasi nuk ishte deklaruar sipas ligjit.

29 Gusht 2023, 16:13 Nga m.s
Kakavijë/ 39-vjeçares i sekuestrohen mbi 11 mijë Euro
parate e sekuestruara

Një 39-vjeçare me inicialet K.Q. nga Berati është proceduar penalisht në gjendje të lirë, pasi ka tentuar që të nxirrrte jashtë Shqipërisë 11.150 Euro.

Shuma e parave është sekuestruar nga autoritetet kufitare në doganën e Kakavijës, pasi nuk ishte deklaruar sipas ligjit.

Lidhur me këtë rast, materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Mosdeklarimi në kufi i të hollave dhe i sendeve me vlerë”.

 

dogana e kakavijes

Sondazh

Poll