Aktualitet

Kanosën me fjalë kunatën, e pëson çifti në Maliq

Mësohet se 64-vjeçari së bashku me gruan e tij, kanë kanosur me fjalë gruan e vëllait të tij.

26 Gusht 2023, 16:05 Nga I.A
Kanosën me fjalë kunatën, e pëson çifti në Maliq
Policia

MALIQ- Një çift në Maliq janë proceduar penalisht, pasi kanë kanosur kunatën e tyre. Mësohet se 64-vjeçari së bashku me gruan e tij, kanë kanosur me fjalë gruan e vëllait të tij.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. F., 64 vjeç dhe për bashkëshorten e tij, shtetasen V. F., 57 vjeçe, të dy banues në fshatin Kakaç, Maliq, pasi dyshohet se kanë kanosur me fjalë, bashkëshorten e vëllait të 64-vjeçarit.

maliq

Sondazh

Poll