Aktualitet

Dhelpra e kuqe përjashtohet nga moratoriumi i gjuetisë për qëllime shkencore, kampionet do analizohen për sëmundjen e tërbimit

Këshilli i Ministrave vendosi përjashtimin nga ndalimi i gjuetisë për qëllime shkencore pasvaksinale të kafshëve të vaksinuara, në kuadër të projektit IPA 2020, “Kontrolli dhe çrrënjosja e sëmundjes së tërbimit – faza IV”, financuar nga Bashkimi Evropian.

24 Gusht 2023, 21:22 Nga m.s
Dhelpra e kuqe përjashtohet nga moratoriumi i gjuetisë për
dhelpra e kuqe

Dhelpra e kuqe është përjashtuar nga moratoriumi i gjuetisë, kjo për qëllime shkencore. Më konkretisht, Këshilli i Ministrave vendosi përjashtimin nga ndalimi i gjuetisë për qëllime shkencore pasvaksinale të kafshëve të vaksinuara, në kuadër të projektit IPA 2020, “Kontrolli dhe çrrënjosja e sëmundjes së tërbimit – faza IV”, financuar nga Bashkimi Evropian.

Sipas VKM-së, 39 punonjës të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, do të merren me gjuetinë e dhelprës së kuqe në çdo qark, për të marrë kampionet e kësaj kafshe në të gjithë territorin e vendit tonë. Në VKM përcaktohet që brenda kësaj periudhe, gjuetia do kryhet të mërkurën, të enjten, të premten dhe të shtunën.

Në total duhet të sigurohen 324 kampione të dhelprave të kuqe, të cilat do të bëhen nga Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinare.

Gjatë gjithë kohës së kryerjes së kësaj veprimtarie, në zonat ku do të kryhet gjuetia dhe marrja e kampionëve nga dhelprat, procesi kontrollohet nga strukturat vendore përgjegjëse për pyjet në njësitë e vetëqeverisjes vendore, shërbimet veterinare përkatëse dhe Policia e Shtetit.

dhelpra e kuqe keshilli i ministrave

Sondazh

Poll