Art&Argëtim

Njihuni me fshatin, ku uji i pijshëm mund të marrë flakë, mjafton të keni një çakmak

18 Tetor 2019, 17:24 Nga DOSJA
Njihuni me fshatin, ku uji i pijshëm mund të marrë flakë,

ARCHIVAN- Fshati i vogël i Archivanit, gjendet në Azerbajxhan, në skajin më të afërt me kufirin me Iranin.

Edhe pse aspak i njohur, ky fshat mbart brenda tij diçka aspak të zakontë.

Në fshat ndodh një fenomen natyror, i cili shokon të tërë vizitorët që ndeshen me të, pasi banorët vendas tashmë janë mësuar e nuk u bën më përshtypje.

Fenomeni natyror i pazakontë, quhet Yanar Bulag, dhe do të thotë një pranverë që digjet.

Në hyrje të fshatit, gjendet një ujëvarë natyrore, e cila derdhet në një lum dhe  shërben dhe si një burim kryesor i ujit të pijshëm për banorët, të cilit mbushin shishet e tyre me ujë, sa herë kalojnë pranë burimit.

Por ky ujë, nuk është aspak i ngjashëm me asnjë burim tjetër në tokë, pasi ai përmban nivele të larta të gazit metan.

Uji është totalisht i sigurt për t’u pirë, pavarsisht përbërjes së tij të lartë me metan, ai nuk e dëmton shëndetin e njeriut. Por nëse do mundoheshit me një çakmak të ndizni një shishe me ujë nga burimi, uji i shishes do të ndizej i tëri në flakë për të paktën 10 sekonda.

Përsa i përket aromës dhe ngjyrës së tij, uji është totalisht normal, njësoj si çdo burim tjetër i tij.

Ky fenomen natyror, nuk është parë askund tjetër, dhe e bën fshatin e vogël të Azerbajxhanit, një ndër fshatrat më special në botë.

Burimi:CNN

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim azerbaijan uji qe merr flake azerbaijan uji qe merr flake

Sondazh

Poll