Bota

'Nuk është vonë të korrigjohet padrejtësia'/ Eurodeputeti grek: Arrestimi i Belerit ‘krejtësisht anti-evropian’

Ai u bëri thirrje autoriteteve në Shqipëri “të mos këmbëngulin në një taktikë që nuk është në interes të vendit të tyre, që nuk është në interes të aspiratave evropiane të popullit shqiptar”.

15 Gusht 2023, 14:31 Nga A.B
'Nuk është vonë të korrigjohet padrejtësia'/
Margaritis Schinas

GREQI- Zëvendëspresidenti i Komisionit Evropian, Margaritis Schinas, edhe eurodeputet i zgjedhur i Greqisë, ka reaguar sërish sa i takon çështjes së arrestimit të Fredi Belerit, kryetar i zgjedhur i Bashkisë Himarë, duke e quajtur ndalimin e tij si “krejtësisht anti-evropian”, raporton 'Ekathimerini".

Për Schinas, ndalimi nuk ka qenë në frymën e duhur ligjore, por në atë politike. Përmes një videoje, ai lëshoi një mesazh gjatë demonstratës së djeshme, të mbajtur nga shoqata Omonia në Himarë, për lirimin e Belerit.

“Ky është themeli për të gjithë ata që duan të bëhen anëtarë të familjes sonë të madhe evropiane. Dhe Shqipëria nuk mund të jetë një përjashtim nga kjo.”

Komisioneri shtoi se i ka kërkuar kolegut të tij përgjegjës për zgjerimin e BE-së “t’i bëjë të qartë Shqipërisë se kjo çështje nuk mund dhe nuk duhet të bëhet barrierë, mur, për aspiratat europiane të vendit dhe të popullit shqiptar”.

Ai u bëri thirrje autoriteteve në Shqipëri “të mos këmbëngulin në një taktikë që nuk është në interes të vendit të tyre, që nuk është në interes të aspiratave evropiane të popullit shqiptar”.

“Ka humbur shumë kohë, por edhe tani, në këtë moment të fundit, nuk është vonë për të korrigjuar padrejtësinë që i është bërë Fredi Belerit. Sepse ajo që po ndodh me Fredin është thellësisht anti-evropiane. Kam besim se Fredi do të jetë në gjendje të marrë detyrën si kryetar i Bashkisë së Himarës, pa asnjë opsion tjetër të pranueshëm për Bashkimin Evropian"

fredi beleri margaritis schinas

Sondazh

Poll