Bota

Këshilltari i Ukrainës bën thirrjen: Rusisë t’i hiqet e drejta e vetos në OKB

11 Gusht 2023, 09:06 Nga f.i
Këshilltari i Ukrainës bën thirrjen: Rusisë t’i hiqet
foto ilustruese

UKRAINË- Këshilltari presidencial i Ukrainës, Mykhailo Podolyak me anë të një postimi në Twitter ka kërkuar që Rusisë t’i hiqet e drejta e vetos.

“Rusia e Putinit jo vetëm që është bërë mbrojtëse e grupeve terroriste dhe kriminelëve të luftës në mbarë botën, por gjithashtu vazhdon të helmojë organizatat ndërkombëtare. Tashmë është e qartë: Kremlini e ka kthyer të drejtën e vetos Këshillit të Sigurimit të OKB-së në një pazar për vende me regjime të veçanta dhe një prirje patologjike për krime lufte Kushdo që dëshiron të kryejë një sulm terrorist, blen teknologji raketore duke anashkaluar sanksionet… ai e di se mund të gjejë mbështetje në Rusi dhe se çdo reagim nga OKB-ja do të bllokohet. Siguria globale duhet të pastrohet. Hapi i parë është shumë i vonuar: është koha që përfundimisht t’i hiqet Rusia nga fuqia e vetos dhe ta përjashtojmë atë nga Këshilli i Sigurimit”,- tha Podolyak.

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll