Aktualitet

Shkrumbohen pishat e Gjallicës/ Mbi 20 ha janë djegur, helikopteri dhe shiu izoluan flakët

Edhe pse gjatë ditëve të fundit në vendin tonë ka pasur shira, sërish nuk kanë "kontribuuar" në shuarjen e flakëve. 

8 Gusht 2023, 16:38 Nga k.m.
Shkrumbohen pishat e Gjallicës/ Mbi 20 ha janë djegur, helikopteri dhe
Foto ilustruese

KUKËS- Rreth 20 hektarë me pisha janë shkrumbuar në malin e Gjalicës në Kukës. Edhe pse gjatë ditëve të fundit në vendin tonë ka pasur shira, sërish nuk kanë "kontribuuar" në shuarjen e flakëve. 

Flakët vijojnë të shkrumbojnë në një lartësi deri në rreth 2 mijë metra mbi nivelin e detit, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen nga toka. Për shkak të shtresës së tapetit halor të thatë në shtresën e tokës situata bëhet edhe më e vështirë.

mali i gjallices kukes

Sondazh

Poll