Bota

Lufta me Rusinë, Sllovakia lejon nëntë qytetarë t’i bashkohen ushtrisë ukrainase

Mediat sllovake raportuan më 5 gusht se Caputova i vlerësoi 35 kërkesa të qytetarëve për të luftuar përkrah ushtrisë ukrainase, dhe i pranoi nëntë prej tyre.

6 Gusht 2023, 10:41 Nga I.A
Lufta me Rusinë, Sllovakia lejon nëntë qytetarë t’i
Volodymyr Zelenskyy dhe Zuzana Caputova

SLLOVAKI- Presidentja e Sllovakisë, Zuzana Caputova, u ka dhënë leje nëntë qytetarëve sllovakë për të shërbyer në ushtrinë ukrainase, e cila është duke luftuar kundër pushtimit rus. Mediat sllovake raportuan më 5 gusht se Caputova i vlerësoi 35 kërkesa të qytetarëve për të luftuar përkrah ushtrisë ukrainase, dhe i pranoi nëntë prej tyre.

Arsyet e pranimit apo refuzimit të kërkesave nuk janë dhënë. Sipas ligjit në fuqi në Sllovaki, qytetarët sllovakë kanë të drejtë t’i bashkohen ushtrisë së një vendi të huaj vetëm me lejen e presidentit të vendit. Pa një leje të tillë, sllovakët përballen me ndjekje penale.

Në fillim të këtij muaji, Republika e Çekisë njoftoi se u ka dhënë leje të ngjashme 146 qytetarëve të vet qëkur nisi pushtimi rus i Ukrainës në shkurt 2022.

Marrë nga REL

zuzana caputova lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Bota 6 Gusht 2023, 07:40 I.A

Perspektiva ekonomike e Ballkanit

Foto ilustruese BALLKAN- Europa Juglindore pritet të jetë nënrajoni me rritjen më të shpejtë në krahasim me zonat e Euro...