Bota

Berisha: Do krijojmë një front opozitar të gjerë! Ne do ngrihemi dhe do bëjmë atë që nuk e kemi bërë gjer më sot

Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Berisha u shpreh se ata duhet të fillojnë nga përgatitjet në mënyrë që të mos humbasin më kohë.

4 Gusht 2023, 20:33 Nga I.A
Berisha: Do krijojmë një front opozitar të gjerë! Ne do
Sali Berisha

TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka deklaruar se ata do të krijojnë një front të bashkuar opozitar përball qeverisë Rama. Gjatë mbledhjes së Këshillit Kombëtar, Berisha u shpreh se ata duhet të fillojnë nga përgatitjet në mënyrë që të mos humbasin më kohë.

"Në analizën tonë ne kemi statutin për bazë, ndaj jeni të ftuar që në përputhje me statutin, duke pasur parasysh se asnjë analizë e jona nuk mund të errësojë faktin që kjo farsë elektorale nuk mund të njihet, nuk mund të pranohet. Po të pranojmë këtë farsë ne, e ulim kokën, futemi nën tavolinë. Ne do ngrihemi. Do bëjmë atë që nuk e kemi bërë gjer më sot. Ky ka kapur çdo pushtet, çdo gjë. Kjo e vështirëson, por nuk e bën të pamundur misionin tonë. Ne do bëjmë gjithçka për një front opozitar, sa më të gjerë. Natyrisht me partitë politike opozitare të vërteta, me grupe, me organizata, me individë influentë. Por një front opozitar është i domosdoshëm, qoftë për përmbysjen e këtij regjimi në një lëvizje të fuqishme demokratike, qoftë për një proces zgjedhor gjithëpërfshirës të gjerë të frontit opozitar, ku opozita të rikthehet në pushtet. Është gusht, fundi i kohës se fillon e ngjitet. Por ne duhet të bëjmë gjithçka që të mos humbasim asnjë kohë sepse detyrat i kemi jo të lehta, por absolutisht të përballueshme," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll