Bota

VIDEO/ Alarm i kuq në Slloveni, tre të vdekur nga reshjet e dendura, përmbyten disa qytete

Agjencia sllovene e lajmeve STA raportoi se dy turistë ishin dy burra nga Holanda të cilët vdiqën ndoshta pasi u goditën nga rrufeja. 

4 Gusht 2023, 19:37 Nga I.A
VIDEO/ Alarm i kuq në Slloveni, tre të vdekur nga reshjet e dendura,
Permbytje

SLLOVENI- Tre persona kanë vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Slloveni, ku rrëshqitjet e dheut kanë ndërprerë aksesin në fshatra, probleme transporti, ndërprerje të energjisë elektrike dhe zona që janë evakuuar.

“Tre persona kanë vdekur në 24 orët e fundit si pasojë e motit”, tha zëdhënësja e policisë Maja Andlesic për AFP. Dy turistë u gjetën të vdekur në një zonë malore të goditur nga stuhia dhe trupi i një gruaje u gjet në një zonë të përmbytur.

Agjencia sllovene e lajmeve STA raportoi se dy turistë ishin dy burra nga Holanda të cilët vdiqën ndoshta pasi u goditën nga rrufeja. Qeveria holandeze konfirmoi vdekjet, por jo shkakun. Një grua e moshuar nga Sllovenia gjithashtu vdiq gjatë stuhisë. Autoritetet kanë sinjalizuar alarmin e kuq , niveli më i lartë i alarmit, për shkak të reshjeve të dendura të shiut që nisën natën e së enjtes deri sot, të premten. Sipas meteorologëve, shiu i dendur, i cili pritet të përhapet më në jug në Kroacinë dhe Bosnjën fqinje, do të zgjasë të paktën 24 orë.

"Situata është serioze," tha ministri i Mbrojtjes Marian Sarets për mediat. Kryeministri Robert Gollop ndërpreu pushimet e tij dhe thirri një takim për krizën nesër të shtunën.

permbytje ne sollveni

Sondazh

Poll