Bota

ZBARDHET biseda telefonike, Putin i kërkoi ndihmë Erdoganit për të eksportuar grurë në Afrikë

Kremlini më herët deklaroi se dy liderët zhvilluan një bisedë telefonike.

2 Gusht 2023, 22:20 Nga a.l
ZBARDHET  biseda telefonike, Putin i kërkoi ndihmë Erdoganit për
Vladimir Putin dhe Rexhep Taip Erdogan

RUSI- Presidenti rus, Vladimir Putin i kërkoi homologut të tij turk Rexhep Tajip Erdogan të ndihmojë Rusinë të eksportojë drithërat e saj në vendet afrikane të cenueshme nga mungesa e ushqimit. Kremlini më herët deklaroi se dy liderët zhvilluan një bisedë telefonike, shkruan Al Jazeera.

"Gatishmëria për bashkëpunim me Turqinë dhe shtetet e tjera të interesuara për këtë çështje, u diskutua gjatë një telefonate midis dy liderëve”, tha një deklaratë e Kremlinit të mërkurën, në vazhdën e vendimit të Moskës për të hequr një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Turqia që lejon Ukrainën të eksportojë ushqime përmes Detit të Zi.

rexhep taip erdogan vladimir putin

Sondazh

Poll