Bota

RRËFIMI i ndjerë i Evan Davis/ Prezantuesi i BBC-së: Babai im vrau veten ditën e dasmës sime! Nuk e mora vesh kurrë arsyen

Vëllai i Davis kishte dërguar mesazhe për të dhënë lajmin ndërsa drejtuesi i Radio 4 ishte në dasmën e tij në korrik të vitit të kaluar. Prezantuesi bëri një fjalim të improvizuar duke u thënë të ftuarve se babai i tij kishte vdekur por pa u treguar se ai kishte kryer vetëvrasje. 

23 Korrik 2023, 12:03 Nga a.l
RRËFIMI i ndjerë i Evan Davis/ Prezantuesi i BBC-së: Babai im
Evan Davis

Prezantuesi i BBC-së, Evan Davis për herë të parë në një rrëfim tejet personal dhe të ndjerë. Në një intervistë për Sunday Times, Davis tregon momentin e trishtë kur u lajmërua se babai i tij vrau veten ditën kur ai po kurorëzonte dashurinë me bashkëshorten e tij. Ai tha se 92-vjeçari Quintin kishte lënë një shënim duke thënë se shëndeti i tij mendos po përkeqësohej dhe se ai nuk kishte asnjë alternativë.

Vëllai i Davis kishte dërguar mesazhe për të dhënë lajmin ndërsa drejtuesi i Radio 4 ishte në dasmën e tij në korrik të vitit të kaluar. Prezantuesi bëri një fjalim të improvizuar duke u thënë të ftuarve se babai i tij kishte vdekur por pa u treguar se ai kishte kryer vetëvrasje. 

Davis, i njohur për organizimin e programit PM të Dragon's Den të TV dhe BBC Radio 4, u martua me Guillaume Baltz në një ceremoni në vitin 2012.

Quintin ishte shumë mbështetës për marrëdhënien e djalit të tij. Atë kohë ai mbajti një fjalim, ku u shpreh krenar për arritjet e prezantuesit. Por dasma e tij në Londër përfshinte vetëm një numër të vogël të ftuarish që nuk ishin ftuar në eventin e parë, mes tyre fqinj dhe miq. 

Gjatë ceremonisë, Davis tha se mori një mesazh nga vëllai i tij Roland që i thoshte të telefononte sa më shpejt. Kur i tha se babai i tyre kishte vdekur, Davis e mbylli telefonin. Prezantuesi u thirr përsëri pesë minuta më vonë dhe mësoi se Quintin kishte vrarë veten.  Por mesazhet nga Roland dhe vëllai tjetër i tij, Beriç, e inkurajuan Davisin të vazhdonte ditën.

"Sapo morëm disa lajme. Babai im vdiq. Por unë nuk dua që ju të shqetësoheni. Ai ishte shumë i moshuar dhe ishte padyshim koha. Në fakt nuk mund të bëjmë asgjë. Kështu që unë do të propozoj që të vazhdojmë", tha ai. 

Davis tha se Quintin u kishte dërguar email tre djemve të tij vitin e kaluar duke i informuar ata për qëllimin e tij për të vrarë veten. Por duke folur me gazetaren e Sunday Times Decca Aitkenhead me pëlqimin e familjes së tij, ai tha se nuk do ta dinte kurrë pse babai i tij zgjodhi ditën e dasmës për ta bërë këtë.

"Të gjithë kemi spekuluar se çfarë dreqin po ndodhte në kokën e tij... nuk ka ditë të mirë, apo jo? Dhe unë e di që ai nuk e bëri këtë për të na prishur ditën", tha ai. 

Pranë trupit të tij u gjetën disa shënime. Ai la një shënim për gruan e tij, nënën e Davis, Hazel, e cila ishte në një shtëpi kujdesi, duke i thënë asaj se sa shumë e donte atë dhe tre shënime identike për djemtë e tij.
Një tjetër shënim i shkruar me dorë thoshte: "Gjithë familjes sime, më vjen shumë keq - kaq, shumë keq - që ju sjell këtë. Por është rezultati më i mirë. Po çmendem dhe po shkatërrohem fizikisht. Unë me të vërtetë nuk kam alternativë. Faleminderit të gjithëve që jeni një familje kaq e mrekullueshme."

Ai la një çantë me rroba të freskëta për gruan e tij dhe para për pagat javore të kopshtarit. Babai i Davis dhe nëna e tij, me origjinë nga Afrika e Jugut, erdhën në Mbretërinë e Bashkuar pas takimit në universitet dhe kishin qenë së bashku për 65 vjet.

Kur nëna e tij u pranua në një shtëpi kujdesi gjatë pandemisë Covid-19 pasi ajo filloi të shfaqte shenja të demencës, Davis tha se vuri re se babai i tij gjithashtu kishte filluar të përkeqësohej. Quintin u diagnostikua me kancer në zorrë. 

Davis tha se babai i tij ishte "ndier shumë keq" që ai nuk mund të kujdesej për gruan e tij.
Ai tha: "Të ishe së bashku për 65 vjet, papritmas të qenit vetëm në shtëpi ishte një punë e madhe... Unë mendoj se ai ndihej fajtor që nuk ishte në gjendje të kujdesej për të." 

Marrë dhe përshtatur nga BBC. 

evan davis

Sondazh

Poll