Bota

ZJARRET/ Njoftimi i fundit nga qeveria greke: Kanë nisur operacionet edhe në Kytotari! Banorët dhe vizitorët janë zhvendosur në hotele

Sakaq, bëhet me dije se ka nisur evakuuimi i vizitorëve dhe banorëve në zona të sigurta. 

23 Korrik 2023, 10:04 Nga a.l
ZJARRET/ Njoftimi i fundit nga qeveria greke: Kanë nisur operacionet edhe
Zjarret në Greqi

GREQI- Qeveria greke njofton lidhur me situatën e zjarreve në Greqi. Sipas njoftimit, emergjencat civile dhe zjarrfikësit po punojnë për neutralizimin e flakëve në Kytotari dhe në jugperëndimr deri në Gennadi. Sakaq, bëhet me dije se ka nisur evakuuimi i vizitorëve dhe banorëve në zona të sigurta. 

"Me evakuime, vendasit dhe vizitorët janë ridrejtuar në hotele, qendra konferencash, shkolla dhe hapësira të tjera publike dhe po kujdesen për (ushqim, ujë, vëzhgim mjekësor).  Në koordinim me MPJ-në (Ministrinë e Punëve të Jashtme) sot do të ngrihet një pikë e nxehtë në aeroportin e Rodosit në mënyrë që vizitorët që kanë humbur dokumentet e udhëtimit gjatë evakuimit të mund të kthehen në shtëpi”, thuhet në njoftim. 

Zona më kritike vijon të jetë Rodos. Situata paraqitet e rrezikshme gjithashtu edhe në Thesali: Larisa dhe Magnezia. Në Greqinë Qendrore, Fthiotida, Focida, Boeotia, Atika dhe Evia. Në Peloponez janë Korintia dhe Argolida, por edhe pjesë e Akaisë, si dhe Mesinia dhe një pjesë e Ilisë. Në shkallën tjetër më të ulët (4 – Shumë e lartë) janë pjesa tjetër e Peloponezit, Aitolakarnania, pjesa tjetër e Thesalisë, Kretës dhe pjesë të Maqedonisë. Sipas meteorologëve, sot pritet që temperaturat në vend të rriten sërish.  

zjarr ne greqi

Sondazh

Poll

Bota 23 Korrik 2023, 08:35 A.B

Netanyahu i nënshtrohet një operacioni

Benjamin Netanyahu IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu iu nënshtrua një operacioni për të "instaluar një st...