Bota

Digjet makina e zëvendëskryeministrit në Maqedoninë e Veriut/ Asnjë gjurmë nga autorët, policia nis hetimet për rastin

Persona të panjohur i kanë vënë flakën makinës së zëvendëskryeministrit të parë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, motivet e të cilës nuk dihen ende. 

22 Korrik 2023, 12:10 Nga a.l
Digjet makina e zëvendëskryeministrit në Maqedoninë e
Artan Grubi

MAQEDONI E VERIUT- Digjet makina e zëvendëskryeministrit të Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi. Sipas mediave të kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, në rrugën “Strumiçka”, në lagjen Çair të Shkupit.

Persona të panjohur i kanë vënë flakën makinës së zëvendëskryeministrit të parë dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes, motivet e të cilës nuk dihen ende. 

Policia dhe prokuroria po hetojnë në vendin e ngjarjes për të rënë në gjurmët e autorëve të cilët nuk janë identifikuar ende. 

artan grubi

Sondazh

Poll