Bota

Shpërthimi i urës së Krimesë/ Zelenskyy nuk 'mban' përgjegjësi: Sjell luftë, jo paqe! Është një objektiv legjitim ushtarak

Shpërthimet në urën më të gjatë të Evropës të hënën vranë dy persona dhe mbyllën një pjesë të rrugës së saj. Sapo ishte kthyer në funksionimin normal pas një sulmi të mëparshëm në tetor 2022.

22 Korrik 2023, 10:54 Nga a.l
Shpërthimi i urës së Krimesë/ Zelenskyy nuk 'mban'
Volodymyr Zelenskyy

UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy deklaroi dje se ura e Krimesë është një objektiv legjitim ushtarak, duke theksuar se ajo sjell luftë, jo paqe.

Shpërthimet në urën më të gjatë të Evropës të hënën vranë dy persona dhe mbyllën një pjesë të rrugës së saj. Sapo ishte kthyer në funksionimin normal pas një sulmi të mëparshëm në tetor 2022.

Të paktën zyrtarisht, Kievi nuk mori përgjegjësinë. Moska fajësoi forcat e armatosura ukrainase dhe mbështetësit e tyre perëndimorë, shkruajnë mediat e huaja. 

Krimea u aneksua nga Rusia në vitin 2014. Qeveria e Ukrainës thotë se po kërkon ta rimarrë atë mes një lufte 17-mujore që kur ushtria ruse pushtoi territorin e saj në fund të shkurtit 2022.

volodymyr zelenskyy

Sondazh

Poll