Bota

Tornado, stuhi dhe breshri me madhësinë e një topi “goditën” Italinë (PAMJET)

Në zonën e Vareses, rrufeja goditi çatinë e një shtëpie dhe moti flakë, duke kërkuar ndërhyrjen e Zjarrfikëses për shuarjen e saj.

22 Korrik 2023, 07:35 Nga A.B
Tornado, stuhi dhe breshri me madhësinë e një topi
Shkaterrimi i banesave

ITALI-Shteti fqinj është 'pushtuar' nga stuhitë, breshri i fortë, rrufetë dhe tornadot që kanë shkaktuar probleme të rënda në rrugë dhe disa lëndime në qytetarë.

Stuhi të reja dhe breshër i fortë goditën zonën më të gjerë të Milanos. Në rajonin e Venetos breshëri i kaloi dhjetë centimetra në diametër, duke kujtuar topat e tenisit.

Në të njëjtën kohë, në rajonin e Chernuskos, një tornado shkaktoi dëme në çatitë e shtëpive, me trungje pemësh dhe degë të rënë. Shumë garazhe dhe nënkalime janë përmbytur nga reshjet e shiut.

Në zonën e Vareses, rrufeja goditi çatinë e një shtëpie dhe moti flakë, duke kërkuar ndërhyrjen e Zjarrfikëses për shuarjen e saj.

Në Treviglio, në rajonin e Bergamos, një makinë me katër persona (përfshirë dy fëmijë 11 dhe 12 vjeç) u shtyp nga një pemë e shkulur nga era. Banorët u plagosën në pjesë të ndryshme të trupit, shpinë, gjoks dhe kyçin e këmbës. 

Në të njëjtën kohë, dëme të rënda u raportuan edhe në provincën e Breshias, ku dy punëtorë 56-vjeçarë u plagosën pasi u thyen xhamat nga stuhia. Dritaret kanë rënë nga një lartësi prej rreth gjashtë metrash: njëri ka mbetur i plagosur në gjymtyrë, ndërsa tjetri në kokë dhe krah. Të dy u dërguan në Spitalin Provincial të Breshias.

Rajoni i Lombardisë do t'i kërkojë qeverisë Meloni të shpallë një gjendje fatkeqësie natyrore. Nga breshëri kanë mbetur të lënduar të paktën shtatë banorë, kryesisht për shkak të rrëshqitjes së rrugëve, por edhe rënies së pemëve.

Shërbimi Zjarrfikës ka kryer mbi 110 operacione në të gjithë rajonin, me vëmendje të veçantë në Brianza ku ka nënkalime të përmbytura, çati të zbuluara dhe disa pemë të rrëzuara. Në total, operacionet e zjarrfikësve në zonën e gjerë të kryeqytetit italian kaluan 200./Dosja.al

moti ne itali

Sondazh

Poll