Bota

Indi: Gratë i vunë zjarrin shtëpisë së të dyshuarit kryesor për përdhunim në grup

Viktimat ishin të krishterë.

21 Korrik 2023, 21:52 Nga k.m.
Indi: Gratë i vunë zjarrin shtëpisë së të
Foto ilustruese

INDI- Gratë në shtetin verilindor indian të Manipur sulmuan shtëpinë e të dyshuarit kryesor në një rast sulmi seksual, përdhunimi dhe ngacmimi që ka ngjallur zemërim në të gjithë vendin. Burri dyshohet se tërhoqi zvarrë dy gra, anëtare të një fisi nëpër rrugë dhe më pas nxiti turmën t'i përdhunonte.

"Gratë vendase hodhën gurë dhe dogjën pjesë të shtëpisë që i përkiste të dyshuarit,"-- tha Hemad Pandey, një zyrtar i lartë i policisë në kryeqytetin e shtetit, Ibhar. 

Sulmi seksual ndodhi në fillim të majit, por fitoi vëmendjen e publikut pasi një video e shkurtër u bë virale në mediat sociale në fillim të kësaj jave, duke shkaktuar trazira në Manipur. I dyshuari kryesor, një banor i shtetit Manipur, u arrestua të enjten disa orë pasi kryeministri Narendra Modi dënoi sulmin e dyshuar seksual si një "turp për vendin" ndërsa premtoi veprime të ashpra.

Tre burra të tjerë u arrestuan, ndërsa policia kërkon të paktën 30 të tjerë pasi akuzohen si të përfshirë në krim. 

indi

Sondazh

Poll