Bota

Çifti nga Teksasi rrëmben 18-vjeçaren, e mbajtën të lidhur me zinxhir në shtrat dhe e përdhunuan për javë të tëra

Makthi i vajzës mori fund kur ajo arriti të arratisej nga shtëpia e ferrit ku po mbahej.

21 Korrik 2023, 15:59 Nga k.m.
Çifti nga Teksasi rrëmben 18-vjeçaren, e mbajtën të
Jose Reyes dhe Jaqueline Macias

SHBA- Një çift nga Teksasi akuzohet se ka rrëmbyer një 18-vjeçare, të cilën e kishin lidhur me zinxhir në një shtrat brenda shtëpisë së tyre dhe duke e përdhunuar për javë të tëra. Jose Reyes, 31 vjeç dhe Jaqueline Macias, 29 vjeç, u arrestuan pasi viktima e supozuar arriti të arratisej nga shtëpia e tyre në Houston përmes një dritareje të dielën mbrëma.

Viktima tha se kishte takuar burrin në një vend rreth një muaj më parë dhe se ai e bindi që të shkonte në shtëpinë e tij.

Kur vajza 18-vjeçare kuptoi se Reyes dhe Macias ishin larguar nga shtëpia e tyre të dielën në mbrëmje, ajo arriti të arratisej dhe të ngjitej nga dritarja. 

Oficerët vunë re menjëherë shenja në duart dhe këmbët e saj që tregonin se ajo ishte e lidhur. Gruaja u dërgua në spital, por nuk dihen detaje për gjendjen e saj. Rrëmbyesit e saj të dyshuar, prindër të një foshnjeje, u arrestuan kur u kthyen në shtëpi pak kohë më vonë.

texas

Sondazh

Poll