Bota

Histori tronditëse në Liban/ Qeni endacak shpëton foshnjën që ishte hedhur në plehra

Qeni po mbante qesen e plehrave me foshnjën kur një kalimtar i dëgjoi të qarën.

21 Korrik 2023, 14:50 Nga k.m.
Histori tronditëse në Liban/ Qeni endacak shpëton foshnjën
Foto ilustruese

BEJRUT- Libani u trondit dhe i indinjuar nga historia e një foshnjeje që u hodh me një qese plastike të zezë në koshin e plehrave dhe u shpëtua aksidentalisht nga një qen endacak. Vajza e vogël u gjet pranë një ndërtese komune në Tripoli, mëngjesin e së mërkurës.

Sipas thenationalnews.com, qeskën e mbante një qen endacak, kur një kalimtar dëgjoi të qante foshnjën dhe e dërgoi menjëherë në spital.  Fotot e publikuara në rrjetet sociale tregojnë foshnjën, e cila duket se është rreth 4 muajsh, me të nxira në fytyrë dhe trup.

Rasti ka tronditur vendin, por ka sjellë edhe shumë oferta për të adoptuar foshnjën.

liban

Sondazh

Poll