Politike

DEBATE për pr.ligjin e Mjekësisë/ Deputetja e PS: Mund të ishit përmbajtur pak, ligji s'është statik, edhe ndryshon. Studenti: Po bëni eksperiment me jetën tonë

Studenti i pranishëm në seancë, i tha se qeveria nuk mund të bëjë eksperimente me jetën e të rinjve. 

18 Korrik 2023, 12:11 Nga k.m.
DEBATE për pr.ligjin e Mjekësisë/ Deputetja e PS: Mund të
Pamje nga Komisioni

TIRANË- Debate në Komisionin e Edukimit për projektligjin për studentët e Mjekësisë. Në fjalën e saj, Lindita Buxheli në kushtet e relatores së projektligjit tha se ligji nuk është statik dhe se edhe mund që të ndryshojë me kalimin e kohës. Ndërsa studenti i pranishëm në seancë, i tha se qeveria nuk mund të bëjë eksperimente me jetën e të rinjve. 

Lindita Buxheli: Shpreh vlerësimet maksimale për ju dhe atë që përfaqësoni. Ua kuptoj mospërmbajtjen sot edhe për shkak të problemeve, mund të ishit më të rezervuar, por megjithatë sot u falet. Ju nuk po u hiqet asnjë e drejtë. Se e banalizoni, po na hiqet diploma...të lutem ëëë se iu dëgjova me shumë vëmendje. Nuk është statik ligji, do të shikohet dhe do të ndërhyjmë. Këtë ua thashë që në fillim. Me gjithë ato që ka brenda, ne për hir të interesit kombëtar dhe këtij momenti historik, ne do ta votojmë.

Studenti: Tani ju thoni që ne e kemi konsultuar. Në relacion thuhet se projektligji ka kaluar pa konsultim sepse është procedurë e përshpejtuar. Tani ta ndajmë? Ose është konsultuar, ose jo. Kur flisni këto janë fjali zyrtare. Diskutojeni mes jush dhe më pas flasim. Ligji nuk është statik. Nuk mund ta hidhni si tezë që të bëjmë eksperiment. Për ju mund të jetë eksperiment më shumë, për ne është çështje jete. Ne meritojmë më shumë se kaq. Nuk mund të na trajtoni në këtë lloj mënyre. Ne kemi investuar gjithë jetën në këtë fushë që të meritojmë këtë lloj trajtimi.

Sipas projektligjit të qeverisë, studentët që do të zgjedhin të studiojnë për Mjekësi këtë vit do të jenë përballë një zgjedhjeje. Përtej viteve të shkollës, do të duhet që të punojnë edhe 5 vite për të marrë diplomën. Në të kundërt do të duhet që të paguajën tarifën më shumë se të tjerët. tudentëve që janë aktualisht në sistem, do tu ofrohet edhe mundësia që nëse nuk janë dakord të nënshkruajnë marrëveshjen, të paguajnë sa ç’është kostoja reale e çdo viti akademik, sigurisht për vitet e mbetura akademike, jo për vitet që tashmë kanë kaluar. Gjithashtu nëse pas mbarimit të shkollës, për një vit studentët nuk do të gjejnë punë, do të mund të tërheqin dokumentin e diplomës para kohe.

projekligji per studentet e mjekesise diplomat e mjekesise lindita buxheli

Sondazh

Poll