Aktualitet

Dhërmi/ Rrezikoi jetën e pushuesve me gomone, drejtuesi gjobitet me 100 mijë lekë (VIDEO)

Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, kanë bërë bllokimin e një mjeti lundrues, si dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, shtetasin me inicialet I. B., me masë administrative 100 mijë lekë të rinj.

15 Korrik 2023, 16:20 Nga DOSJA
Dhërmi/ Rrezikoi jetën e pushuesve me gomone, drejtuesi gjobitet me
gomonia e bllokuar

DHËRMI- Shërbimet e Policisë Kufitare Dhërmi, kanë bërë bllokimin e një mjeti lundrues, si dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, shtetasin me inicialet I. B., me masë administrative 100 mijë lekë të rinj. Ky shtetas lundroi me gomone jashtë perimetrit të përcaktuar, dhe rrezikoi jetën e pushuesve.

Policia Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me ata të Njësisë Policore Detare, pas informacioneve të marra se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë, kanë shkuar menjëherë në zonën e Jalës ku kanë konstatuar mjetin lundrues gomone që lëvizte jashtë perimetrit të caktuar për këtë aktivitet.

Njoftimi nga policia

Lundroi me gomone, jashtë perimetrit të përcaktuar dhe rrezikoi jetën e pushuesve, ndëshkohet me masë administrative 100 000 lekë të rinj dhe i bllokohet gomonia. Në vijim të kontrolleve në të gjithë vijën bregdetare, me qëllim garantimin e sigurisë së jetës së qytetarëve dhe të pushuesve, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, në bashkëpunim me ata të Njësisë Policore Detare, pas informacioneve të marra se një mjet lundrues kishte shkelur perimetrin e sigurisë, kanë shkuar menjëherë në zonën e Jalës ku kanë konstatuar mjetin lundrues gomone që lëvizte jashtë perimetrit të caktuar për këtë aktivitet. Menjëherë, shërbimet e Policisë Kufitare kanë bërë bllokimin e mjetit lundrues, si dhe kanë ndëshkuar drejtuesin e tij, shtetasin I. B., me masë administrative 100 000 lekë të rinj. Kontrollet vijojnë në të gjithë hapësirën ujore të vendit. Policia e Shtetit apelon sërish për drejtuesit e mjeteve lundruese që ta kryejnë këtë aktivitet, pas pajisjes me dokumentacionin përkatës dhe të respektojnë me rigorozitet perimetrin ujor të sigurisë për pushuesit.

Sondazh

Poll