Insights

Gishtin e mesëm të na e ngrenë edhe ata të cilëve u duhet ‘futur’ gishti!

14 Tetor 2019, 16:22 Nga DOSJA
Gishtin e mesëm të na e ngrenë edhe ata të cilëve u

TIRANË– Ambasadori i OSBE-së Bernd Borchard, gjatë protestës së banorëve të Astirit, ua nxorri gishtin e mesit banorëve, të cilët po mbështesnin të afërmit e tyre të shoqëruar nga policia. Në të vërtetë gishtin e mesëm ai na e ngriti gjithë neve shqiptarëve, neve që assesi ta kuptojmë se shumë nga diplomatët e huaj që me aq zell na shesin demokraci, janë specialistë të rrugaçërisë.

Dhe shtetet perëndimore i dërgojnë nëpër ‘Shqipëritë’ tona sepse i kanë tepricë teknologjike, që nuk u hyjnë në punë për asgjë. E ne, të tillë siç jemi, e siç na ka dhënë Zoti – përbuzës të vetvetes dhe lëpirës të të huajve – i përkulemi çdo të ardhuri nga bota e ‘civilizuar’ perëndimorë, duke e pëlqyer edhe gishtin e tyre të ngritur të mesit!

Dhe ky ambasador bëri publikisht atë që shumë koleg të tij e bëjnë përderisa ‘ndërmjetësojnë’ në zgjidhjen e grindjeve politike brendashqiptare, duke i nxitur ato, sepse ai e dinë se Tirana nuk ka burrështetas që pas këtij gjesti atij ia shtron vetëm një kërkesë – që brenda 24 orëve ta braktisë Shqipëria!

Po pra, ky ambasador beson se çdo gjë do e shpërlajë me një kërkim faljesh, sepse ai e dine se këtë rrugaçëri të tij do e mbulojnë debatuesit tanë mendjehapur dhe mediat proqeveritare, që e kultivojnë mendësinë politike se ai që poshtëron shqiptarin e partisë kundërshtare, me asgjë nuk na ka ofenduar edhe neve!

 Mendësi që edhe na solli këtu ku jemi sot: që gishtin e mesëm të na e ngrenë edhe ata të cilëve u duhet ‘futur’ gishti!

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione bern borchardt berndt borchard nxjerr gishtin e mesit kim mehmeti bern borchardt berndt borchard nxjerr gishtin e mesit kim mehmeti

Sondazh

Poll

Insights 7 Tetor 2019, 13:44

Në Kosovë troket ora e politikës reale

Ka dy humbës të mëdha të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë: PDK e presidentit Hashim Thaçi dhe AAK-ja e kryeministrit ende në detyrë Ramus...