Insights

Sipas statutit të VV’së, Albin Kurti duhet të japë dorëheqje kur të bëhet kryeministër

7 Tetor 2019, 19:39 Nga DOSJA
Sipas statutit të VV’së, Albin Kurti duhet të japë

KOSOVË- Tanimë janë numëruar thuajse të gjitha fletëvotimet nga Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve. Sipas rezultateve preliminare, Lëvizja Vetëvendosje do të jetë partia më e votuar dhe do të ketë iniciativën e formimit të qeverisë së re.

VV’së i duhet gjithsesi edhe një parti tjetër në mënyrë që të formojë shumicën në Parlamentin e Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, sipas rezultateve preliminare, VV’ja është e para, e rrjedhimisht Albin Kurti është njeriu me më së shumti gjasa për t’u bërë kryeministër.

Megjithatë, sipas statutit të këtij subjekti, që është i publikuar në formë elektronike në websajtin e Lëvizjes Vetëvendosje, Kurtit do i duhet që të japë dorëheqje nga posti i kryetarit të partisë.

Sipas nenit 73.3 të statutit të Lëvizjes, nëse Kryetari i Lëvzjes Vetëvendosje! zgjidhet kryeministër, jep dorëheqje nga pozicioni i Kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje!.

Kështu, në rast se Kurti zgjidhet kryeministër dhe jep dorëheqje nga posti i kryetarit të Lëvizjes, detyrën e këtij të fundit në Lëvizjen Vetëvendosje e merr nënkryetari i parë, raporton Gazeta Express.

Sipas nenit 74.3.ç: Në rastet kur Kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE! jep dorëheqje, shkarkohet nga detyra ose nuk mund ta kryejë më detyrën e tij, Nënkryetari i parë i ushtron të gjitha kompetencat e Kryetarit të Lëvizjes VETËVENDOSJE!, deri në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme.

Nënkryetari i parë i këtij subjekti është Besnik Bislimi.

Zgjedhjet në këtë subjekt politik mbahen me parimin një aktivist, një votë, raporton Gazeta Express.

Vlen të përmendet se ishte pikërisht posti i Krytarit të Lëvizjes që dërgoi deri në përçarjen e këtij subjekti në vitin 2017. 12 deputetë të këtij subjekti, të udhëhequr nga Dardan Molliqaj, nuk ishin në gjendje të pranonin kandidaturën e Kurtit për kryetar dhe u larguan duke krijuar subjektin e tyre.

Marrë nga Ekspres

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

opinione opinione albin kurti perparim leka zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019 albin kurti perparim leka zgjedhjet në kosovë 6 tetor 2019

Sondazh

Poll

Insights 7 Tetor 2019, 13:44

Në Kosovë troket ora e politikës reale

Ka dy humbës të mëdha të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë: PDK e presidentit Hashim Thaçi dhe AAK-ja e kryeministrit ende në detyrë Ramus...

Insights 29 Shtator 2019, 05:29

Nuk e kanë me Gretën

Nuk e kanë me Gretën, por me Malenën dhe Svanten. “U bo kjo vajza e Malenës dhe e Svantës të mbajë fjalim në OKB!”. Pastaj vazhdojnë: “unë e k...

Insights 27 Shtator 2019, 12:09

Populistët e mallkuar

Çfarë dite! Mëngjesin e ditës së martë, Gjykata e Lartë në Britani mori një vendim ndaj kryeministrit Boris Johnson, gjë që në kohë normale do të ishte q...