Aktualitet

Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 15-vjeçari në Gjirokastër

Disa adoleshentë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për arsye që ende nuk dihen dhe si pasojë një 15-vjeçar është qëlluar më thikë.

12 Korrik 2023, 21:39 Nga k.m.
Sherr mes të rinjve, plagoset me thikë 15-vjeçari në
Foto ilustruese

GJIROKASTËR- Një sherr mes adoleshentëve ka sjellë plagosjen e njërit pretj tyre. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në lagjen "18 Shtatori" në Gjirokastër.

Disa adoleshentë janë konfliktuar me njëri-tjetrin për arsye që ende nuk dihen dhe si pasojë një 15-vjeçar është qëlluar më thikë. Por fatmirësisht adoleshenti është jashtë rrezikut për jetën. Aktualisht ai po merr ndihmën mjekësore në urgjencën e Spitalit Rajonal ‘Omer Nishani’ në Gjirokastër.

gjirokaster

Sondazh

Poll