Bota

Samiti i NATO-s/ Darka e liderëve...pa Biden! Presidenti shkon në hotel, 'justifikimi' i zyrtarit: Ka pasur axhendë të ngjeshur

Një zyrtar amerikan i pyetur për mungesën e tij foli për një "orar të ngjeshur" përgjatë katër ditëve të fundit dhe shtoi se Biden po përgatitej për një "fjalim të madh".

11 Korrik 2023, 22:20 Nga k.m.
Samiti i NATO-s/ Darka e liderëve...pa Biden! Presidenti shkon në
Joe Biden

LITUANI- Ka një mungesë të rëndësishme nga darka e liderëve të vendeve të NATO-s në Vilnius të Lituanisë. Presidenti amerikan Joe Biden, sipas mediave të huaja, nuk ka marrë pjesë në darkë dhe është nisur drejt hotelit të tij. Një zyrtar amerikan i pyetur për mungesën e tij foli për një "orar të ngjeshur" përgjatë katër ditëve të fundit dhe shtoi se Biden po përgatitej për një "fjalim të madh".

Mungesa e presidentit amerikan në darkë vjen vetëm disa orë pasi ai u takua me homologun e tij turk Rexhep Tajip Erdogan.

Nga kjo kuptohet se nuk ka çështje të rëndësishme pezull për të cilat liderët e huaj do të diskutojnë gjatë vaktit. Duhet theksuar se nesër, të mërkurën, presidenti amerikan do të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.

joe biden

Sondazh

Poll