Bota

Shkëmbim zjarri mes bandave të drogës në Ekuador, 10 të vdekur dhe 10 të plagosur

Përleshjet me armë dhe sulmet ndaj autoriteteve janë të lidhura me konfliktet e bandave për pushtet, për kontrollin e tregjeve dhe rrugëve të trafikut të drogës.

11 Korrik 2023, 07:25 Nga A.B
Shkëmbim zjarri mes bandave të drogës në Ekuador, 10 të
Policia

EKUADOR- Dhjetë persona u vranë dhe dhjetë të tjerë u plagosën në dy shkëmbime me armë zjarri dje në Guayaquil, qyteti ekuadorian ndër më të goditurit nga një valë dhune që i atribuohet bandave të trafikut të drogës.

Ngjarjet u zhvilluan në dy lagje të varfra të Guayaquil.

"Shkëmbimi i zjarri" shpërtheu fillimisht në Siete Lagos, një lagje jugore, si rezultat i të cilit katër persona humbën jetën dhe dhjetë të tjerë, përfshirë tre të mitur të moshës dy, 13 dhe 14 vjeç, u plagosën.

U përdorën armë të kalibrave të ndryshëm, tha Ramiro Arequipa, shefi i policisë në rajonin jugor të Guayaquil. Më pas, shkëmbimi i dytë i zjarrit, në pjesën veriore të qytetit, në lagjen La Florida, rezultoi me humbjen e jetës së gjashtë personave, tha prokuroria, pa hyrë në detaje të mëtejshme.

Provinca e Guayas, kryeqyteti i së cilës është Guayaquil, ka regjistruar më së shumti vdekje nga vala e dhunës se çdo tjetër që nga fillimi i vitit (1531 vrasje).

Sulmet e këtij lloji tani janë bërë të zakonshme në Ekuador, veçanërisht në Guayaquil, porti kryesor në pjesën jugperëndimore të vendit ku 11 persona u vranë në qershor në dy sulme të armatosur. Përleshjet me armë dhe sulmet ndaj autoriteteve janë të lidhura me konfliktet e bandave për pushtet, për kontrollin e tregjeve dhe rrugëve të trafikut të drogës.

Midis Kolumbisë dhe Perusë, dy vendet më të mëdha të prodhimit të kokainës në botë, Ekuadori po përjeton përshkallëzimin më të keq të dhunës në historinë e tij moderne. Krimi i lidhur me bandat gati dyfishoi shkallën e tij të vrasjeve në 2022 krahasuar me 2021: nga 14 në 25 për 100,000 banorë, sipas të dhënave zyrtare.

Konfliktet e bandave i atribuohen edhe masakrave të përsëritura në burgjet e Ekuadorit, ku më shumë se 420 të burgosur janë vrarë që nga shkurti i vitit 2021./Dosja.al

perplasje me arme ne ekuador ekuador

Sondazh

Poll