Bota

Stoltenberg e KONFIRMON: Erdogan do të mbështesë anëtarësimin e Suedisë në NATO

Ai kishte sugjeruar se Turqia do të mbështeste Suedinë vetëm nëse BE rihap bisedimet e anëtarësimit me Ankaranë.

10 Korrik 2023, 21:30 Nga k.m.
Stoltenberg e KONFIRMON: Erdogan do të mbështesë
Recep Tayyip Erdogan

STAMBOLL- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka pranuar të mbështesë ofertën e Suedisë për t'u bashkuar me NATO-n, ka thënë shefi i aleancës ushtarake, Jens Stoltenberg. Në një konferencë, ai tha se presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan do të përcjellë ofertën e Suedisë në parlamentin turk dhe "të sigurojë ratifikimin" e saj. 

Ai kishte sugjeruar se Turqia do të mbështeste Suedinë vetëm nëse BE rihap bisedimet e anëtarësimit me Ankaranë.

Si një nga 31 anëtarët e NATO-s, Turqia ka të drejtën e vetos mbi çdo vend të ri që i bashkohet grupit. Stoltenberg po fliste në Vilnius të hënën, pasi priti bisedimet midis Erdogan dhe kryeministrit suedez Ulf Kristersson përpara një samiti të NATO-s në kryeqytetin lituanez.

“Presidenti Erdogan ka rënë dakord të përcjellë protokollin e pranimit për Suedinë në Asamblenë e Madhe Kombëtare [parlamentin e Turqisë] sa më shpejt të jetë e mundur dhe të punojë ngushtë me asamblenë për të siguruar ratifikimin,”- tha Stoltenberg.

Turqia dhe Hungaria janë aktualisht dy anëtarët e vetëm të NATO-s që kanë ratifikuar ende kërkesën për anëtarësim të Suedisë./BBC

recep tayyip erdogan

Sondazh

Poll