Art&Argëtim

Skenat intime me Behar Merën/ Rita Lati flet hapur: Më vjen turp për disa nga skeçet, nuk i shoh kurrë, i bëja për zarfin

14 Tetor 2019, 10:17 Nga DOSJA
Skenat intime me Behar Merën/ Rita Lati flet hapur: Më vjen turp

Tiranë- Aktorja shqiptare Rita Lati e ftuar ditën e djeshme në programin “E Diell” ka treguar shumë detaje nga jeta e saj personale.

E pyetur nga gazetari Ervin Kurti, nëse ishte penduar për ndonjë nga skeçet e humorit që ka realizuar në të kaluarën, Rita iu përgjigj: “A ka? Sa ka thuaj më mirë. Ka aq shumë sa nuk di ku të futem. Nuk i shoh kurrë skeçet e mia”.

Rita u shpreh se kishte shumë nga skeçet e saj humoristike që i vinte turp t’i dëgjonte sërish por këto i ka bërë për shkak të pagesës së merrte se kishte nevojë për para.

“Jo më ka ardhur turp, por hapu dhé. E di si e ngushëlloj veten? Tak zarfi, dhe paguaja shkollën e Rozës.  Nuk shoh asgjë timen, sa budalliqe, nuk i dua”, tregoi aktorja.

Theksojmë se shumë skeçe intime Rita Lati i ka bërë edhe me aktorin e njohur Behar Merën.

Foto nga rolet e

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz rita lati skenat intime të rita latit rita lati skenat intime të rita latit

Sondazh

Poll