Art&Argëtim

“Aq shumë kam qarë”, Rita Lati tregon momentin e sikletshëm: Si ma hoqën fustanin e bardhë në Lushnje ditën e dasmës

14 Tetor 2019, 06:21 Nga DOSJA
“Aq shumë kam qarë”, Rita Lati tregon momentin e

Tiranë- Ditën e djeshme teksa ishte e ftuar në “E Diell” në Top Channel, aktorja Rita Lato tregoi, një nga ditët më të bukura të jetës së saj, kur u bë nuse.

“Më bëri babai nuse, u tund dynjaja po martohej artistja e Vlorës thoshnin. Erdhën të më merrnin njerëzit e burrit me pajë e me stoli dhe u nisëm me 3 makina si në atë kohë”, tregoi ajo.

Deri këtu çdo gjë duket normale, por Ritës i paska ndodhur çudia rrugës. Ajo u shpreh se i hoqën fustanin e nusërisë rrugës dhe i veshën një tjetër.

“Në mes të fushës së misrit teksa kalonim në Lushnje, më hoqën fustanin e nusërisë dhe më veshën me një fustan tjetër normal si nuse komuniste se ashtu më donte vjehrra. Më shumë kam qarë për fustanin që më hoqën sesa kur ika nga mamaja” , tregoi më tej aktorja.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz dasma e rita latit rita lati dasma e rita latit rita lati

Sondazh

Poll