Art&Argëtim

Pagoi të fortët e burgut për mbrojtje, dhe mbijetoi vetëm me çokollata / Floyd Mayweather

13 Tetor 2019, 13:39 Nga DOSJA
Pagoi të fortët e burgut për mbrojtje, dhe mbijetoi vetëm me

LAS VEGAS- Dalin detajet e ferrit që përjetoi Floyd Mayweather gjatë qëndrimit të tij 6-mujor në burg, në vitin 2012.

 

Boksieri u dënua më 3 muaj heqje lirie, pas dhunës së ushtruar ndaj ish të dashurës së tij .

Pavarsisht se atij i’u ulën 30 ditë dënimi, si pasojë e sjelljes së tij të mirë, dhe ai kreu vetëm dy muaj burgim, detajet tregojnë se Mayweather se ka përjetuar aspak mirë në atë periudhë, ndryshimin drastik të mënyrës së tij të jetesës.

Gjatë dy muajve qëndrim, ai ka kërkuar 3 herë të largohet nga burgu i Las Vegasit, dhe të transportohet në një burg me kushte të tjera, pasi sipas tij nga 7 ditë në javë që qëndronte në qeli, i lejoheshin vetëm 5 orë liri në oborrin e burgut, për të marrë ajër të pastër, dhe kjo ishte e padrejtë.

Mayweather gjithashtu është ankuar shpesh herë duke i shkruar drejtorit të burgut, për cilësinë e ushqimit që shërbehej, por përgjigjia që ka marrë është se ai ndodhej në burg, dhe jo në hotel me pesë yje.

Kampioni absolut i boksit,  kishte paguar disa nga më të fortët e burgut, për t’ja mbrojtur shpatullat gjatë kohës që do të qëndronte aty, dhe detajet e dala tregojnë se ai ushqehej vetëm në kafeterinë e burgut, dhe konsumonte vetëm kafeinë, çokollata dhe  disa lloj ushqimesh të shpejta.

Mesa duket, dhe pse kampion absolut në ndeshjet e boksit, Mayweather mezi arriti t’i përballonte psikologjikisht dy muaj në burgun e Las Vegasit.

Burimi:Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim floyd mayweather floyd mayweather

Sondazh

Poll