Aktualitet

Pranga shqiptarit në Holandë, ujiste bimët e kanabisit në këmbim të ushqimit dhe strehimit

Një plantacion kanabisi me 300 bimë u gjet pas mureve të një vile në Heusden, në fillim të këtij viti.

5 Korrik 2023, 18:42 Nga m.s
Pranga shqiptarit në Holandë, ujiste bimët e kanabisit në
foto e siguruar nga mediat e huaja, shqiptari ne gjyq

HOLANDË- Një shqiptar është dënuar me 18 muaj burg, pasi është kapur në një ‘fermë’ kanabisi në Holandë. Gjatë seancës gjyqësore, shqiptari tha se merrej vetëm me ujitjen e bimëve, dhe në këmbim i mundësohej akomodimi dhe ushqimi. Në një operacion antidrogë u gjetën dhe u sekuestruan 300 bimë kanabis në një apartament në Heusden.

Mediat e huaja shkruajnë se një plantacion kanabisi me 300 bimë u gjet pas mureve të një vile në Heusden, në fillim të këtij viti. 

Një bandë droge ishte aktive prej muajsh me kultivimin e kanabisit. Shqiptari është rrëfyer para hetuesve, ndërsa trafikantët i kishin siguruar atij strehim. "Por në këmbim ai duhej të ujiste bimët", vuri në dukje avokati i tij, Steven De Canck. “Ai ishte në një situatë të pambrojtur dhe ata e shfrytëzuan këtë”.

Shqiptari mbahet në burg që prej arrestimit. Të mërkurën, ai doli para gjykatës. Prokurori publik kërkoi 18 muaj burg. "Klienti im e kupton gabimin e tij", tha avokati. "Ai është një ushtar i vogël në këtë histori".

 

Sondazh

Poll