Bota

'Skifteri' në Kosovë ngre 'në këmbë' policinë, kërkohet ndihma e qytetarëve: Shikoni PERSONIN në video! Ka grabitur 30 mijë euro në një banesë

Lidhur me rastin janë bërë hetime të vazhdueshme për identifikimin e tij, por nuk është arritur që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të dyshuarit.

3 Korrik 2023, 18:43 Nga a.l
'Skifteri' në Kosovë ngre 'në
I dyshuari për vjedhje

KOSOVË- Policia e Kosovës po kërkon për të rënë në gjurmët e një personi i cili dy muaj më parë arriti të grabiste nga një banesën në Suharekë plot 31 mijë euro. Policia ka publikuar në faqen zyrtare në Facebook foto dhe video të personit i cili bashkë me disa persona të tjerë më datë 21 maj të këtij viti, rreth orës 20:05 kanë hyrë në një shtëpi në Suharekë dhe kanë vjedhur stoli ari me vlerë rreth 20 mijë euro si dhe para të gatshme 11 mijë euro. 

Lidhur me rastin janë bërë hetime të vazhdueshme për identifikimin e tij, por nuk është arritur që të identifikohet dhe të lokalizohet vendqëndrimi i të dyshuarit. Policia ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta denoncuar nëse e hasin diku teksa ai vijon të jetë në arrati. 

“Kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse  kanë çfarëdo informatë, apo dinë diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Suharekë, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet më tej në njoftim. 

Policia ka bërë të ditur se nga Prokurori i Shtetit është lëshuar autorizim për publikimin e fotografive të marra nga kamerat e sigurisë.

policia e kosoves

Sondazh

Poll