Art&Argëtim

‘Zoti i din të gjitha’, pas ndarjes Mozzik mesazh Loredanës

12 Tetor 2019, 10:40 Nga DOSJA

KOSOVË- Pas reagimit të bujshëm të Loredana Zefit, e cila pranoi se është ndarë nga Mozzik dhe se është një nënë beqare të cilës i duhet të punojë shumë për të mbajtur fëmijëne saj, ka ardhur edhe reagimi i Mozzik.

Reperi ka folur shumë shkurt dhe nuk ka treguar versionin e tij të ngjarjes, ama ka theksuar se një version ekziston.

Zoti i di të gjitha”, shkruante ai në një status në Instastory që na bëri të gjithëve të dyshojmë se reperi ka ka shumë për të folur!

Pak orë më parë Loredana përmes një statusi pranoi ndarjen nga Mozzik dhe tha se do të realizojë e vetme turin e vitit 2020, i cili ishte parashikuar të bëhej sëbashku me Mozzik.

Për të gjithë fansat e mi, siç ndoshta e keni vënë re tashmë, unë dhe Mozzik nuk jemi më bashkë. Arsyeja është ajo që shumë prej jush keni menduar. Kemi vendosur të marrim pak pushim si në çështjet profesionale ashtu dhe në ato private… Midis të dyve vendosëm që turin Bonnie & Clyde ta realizoj vetëm. Na duhet kjo distancë që të gjejmë veten e ndoshta në një të ardhme të gjejmë njëri-tjetrin sërish. Këtej e tutje do të jem një nënë beqare dhe do të punoj akoma edhe më shumë. Të gjithë artistët që thonë se ‘live është tepër e lodhshme’, jam e sigurt që nuk ju duhet të ndrroni pelena para performancës. Ju premtoj se do të bëj më të mirën time. Gjithçka që më duhet është Hana dhe ju! Ju falenderoj për mbështetjen! Turneu do të jetë çmenduri! E futar speciale, Hana.”- shkruante Loredana në postimin që ka sjellë reagime të shumta tek fansat e çiftit.

(E.S. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz loredana zefi mozik zoti i din te gjitha loredana zefi mozik zoti i din te gjitha

Sondazh

Poll