Art&Argëtim

Nobeli adhuruesit të Millosheviçit, Akademia Suedeze: S’analizojmë deklaratat politike, por ato letrare

12 Tetor 2019, 10:05 Nga DOSJA
Nobeli adhuruesit të Millosheviçit, Akademia Suedeze:

Vendimi i Akademisë Suedeze për t’i dhënë çmimin “Nobel” për letërsi, austriakut Peter Handke, i cili njihet si një adhurues i Slobodan Milloshevicit, ka sjellë një furtunë reagimesh në të gjithë Evropën. Intelektualë, shkrimtarë dhe politikanë janë bërë pjesë e debatit, se a duhet që Nobel t’i jepej Handke, dhe cili është mesazhi që përçon Akademia me këtë akt. Dhe reagimi i vetë Akademisë Suedeze, ka ardhur sot.

Në një reagim për “The New York Times”, sekretari Mats Malm, ka thënë se “nuk është në mandatin e akademisë që të balancojë kualitetin letrar në raport me qëndrimet politike”.

Por edhe gjiganti mediatik botëror CNN, ka kërkuar një reagim nga fondacioni Nobel, i cili është përgjigjur se, “asnjëherë nuk i komentojnë përzgjedhjet e pavaruara të cilat jepen nga institucionet të cilat zgjedhin laureatët për Çmime Nobel”.

Më 10 tetor, akademia prestigjioze e çmimeve Nobel ka shpërndarë çmimet për Nobel në Letërsi për vitet 2018 dhe 2019. Çmimi Nobel për dy vitet u është dhënë dy lauretëve, Olga Tokarczuk dhe Peter Handke. Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2018 e ka fituar autorja polake, Olga Tokarczuk, ndërkohë çmimin Nobel për vitin 2019 e ka fituar autori austriak, Peter Handke, i cili njihet si adhurues i Millosheviçit, ku edhe ka qarë në varrin e tij.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kulture kulture cmimi nobel për letersi mat mals peter handke cmimi nobel për letersi mat mals peter handke

Sondazh

Poll