I shpallur në kërkim për vjedhje e plagosje, arrestohet 30-vjeçari shqiptar në Itali
Karabinieret ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Padova të Italisë. Mësohet se shqiptari ishte shpa...
Në këtë situatë banorët janë të detyruar të blejnë ujin dhe të mbushin me karroca në vende që kanë ujë.
VLORË- Banorët e rrugës “Qeriba Derri” në lagjen “1 maj” në Vlorë për më se dy vitesh vuajnë nga mungesa e ujit të pijshëm. Bëhet fjalë për 50-60 familje që e ndjejnë mungesën e ujit për shkak të punimeve te firmës 2T e cila ka marrë për detyrë që të bëj rehabilitimin e të gjitha rrugëve të kësaj lagje, por njëkohësisht ka dëmtuar rrjetin e shpërndarjes së ujit.
Në këtë situatë banorët janë të detyruar të blejnë ujin dhe të mbushin me karroca në vende që kanë ujë. Për t’u larë ata përdorin ujin e puseve që kanë hapur, por uji i tyre është i ndotur dhe shpesh me krimba. Fiksi u interesua pranë UK Vlorë dhe zonja Elona Hodja menjëherë pas sinjalizimit të gazetarevë zbriti vetë në terren. Aty ajo ballafaqoi edhe drejtuesin e firtmës që kreu punimet dhe inspektorin e ujësjellësit të zonës.
Nga ky ballafaqim mes palëve dhe banorëve u pa se banorët nuk i kishin paraqitur ankesat e tyre prej kohës që kishte ndodhur shkëputja e ujit për shkak të punimeve. Ankesa e tyre për shkëputjen e ujit ishte raportuar vetëm para një jave tek inspektori i zonës i cili më vonë e kishte përcjellë tek drejtuesit e tij.
Gjithsesi, u ra në dakordësi mes drejtuesve të firmës 2T dhe drejtorisë së UKV që brenda një muaji do të bëhet lidhja e linjës së re të ujit dhe vendosja e matësve për këta banorë. Tani mbetet vetëm të presim nëse vërtet si firma edhe ujësjellësi ta mbajnë fjalën e t’u çojnë në shtëpi banorëve ujin e pijshëm.
Marrë nga Top Channel
Karabinieret ITALI- Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Padova të Italisë. Mësohet se shqiptari ishte shpa...
muxhahedinet TIRANË- Në fillim ata erdhën në vendin tonë duke u mikpritur nga qeveria shqiptare, pas deklaratës se nuk do t&e...
Protesta TIRANË- Përplasja mes Policisë dhe banorëve të kampit ku strehohen anëtarë të MEK në Manzë m&eum...
Libri ANGLI- Një grua që iku nga lufta civile në Shqipëri 24 vjet më parë me fëmijët e saj dhe ndërtoi një...
Policia GJIROKASTËR- Një 27-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në Gjirokastër. Mësohe...
pamje nga vendngjaraj SPANJË- Policia në Barcelonë ka arrestuar dy shqiptarë, pasi ka zhvilluar në orët e para të m...
Klodiana Lala TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka zbuluar sot detaje nga seanca gjyqësore për të arrestuarit nga operacioni "Nga bregu ...
Foto Ilustruese SARANDË- Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Sarandë. Mësohet se një maki...
Shpejtesia TIRANË- Mbi 100 leje drejtimi janë pezulluar gjatë tre ditëve të fundit në vend. Mësohet se për shkelje ...
Foto ilustruese SHKODËR- Një aksident ka ndodhur mesditën e djeshme në aksin rrugor “Shkodër – Koplik”, ku nj&eu...