Aktualitet

Vodhën dyqanin në një qendër tregtare në Tiranë, arrestohen dy shtetase

24 Qershor 2023, 10:12 Nga f.i
Vodhën dyqanin në një qendër tregtare në Tiranë,
foto ilustruese

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. A., 20 vjeçe, dhe V. B. (A)., 32 vjeçe, të dyja banuese në Fushë-Krujë, pasi në një dyqan në një qendër tregtare te Zogu i Zi, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë arrestuan shtetasin K. C., 32 vjeç, banues në Krujë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 32-vjeçari ka shkelur masën e sigurisë "Arrest në shtëpi".

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan shtetasit:

- R. Sh., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi, dhe me qëllim shmangien e masës administrative i ka ofruar punonjësit të Policisë, një shumë parash;

- V. Gj., 42 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në Rrugën e Dafinave ka aksidentuar një të mitur 3 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve;

- K. M., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi;

- G. K., 20 vjeç, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në efektin e lëndëve psikotrope.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

tirane

Sondazh

Poll