Aktualitet

‘Ngec’ në rrjetën e Vettingut, KPA konfirmon shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës

Kolegji vendosi në mënyrë unanime të lërë në fuqi vendimin e Komisionit për shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Shkodrës, Albano Çepele.

21 Qershor 2023, 18:02 Nga A.B
‘Ngec’ në rrjetën e Vettingut, KPA konfirmon shkarkimin
KPA

TIRANË- Kolegji i Posaçëm i Apelimit, KPA shpalli sot vendimin për lënien në fuqi të shkarkimit nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, Albano Çepele. Vendimi u mor në mënyrë unanime nga trupa e KPA e kryesuar nga gjyqtarja Ina Rama, me relatore Rezarta Schuetz dhe anëtarë Albana Shtylla, Mimoza Tasi e Sokol Çomo, pas shqyrtimit në dhomë këshillimi të ankimit të Çepeles ndaj vendimit të Komisonit të Pavarur të Kualifikimit, KPK.

Çepele u shkarkua nga detyra më 20 nëntor 2020 pasi KPK konstatoi probleme në kriterin e pasurisë dhe profesionalizmit.

Albano Çepele mori titullin Jurist nga Universiteti i Tiranës në qershor të vitit 1997 dhe në janar të 98-ës u emërua si gjyqtar në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tropojë, ku e ushtroi funksionin deri në tetor vitit 2003. Më vonë ai u transferuaa në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër ku shërbeu deri në shkarkimin e tij nga detyra./Dosja.al

albano cepele

Sondazh

Poll