Aktualitet

MEK me rregulla strikte/ Nuk lejohet martesa apo marrëdhëniet, të angazhuar në sulme kibernetike ndaj Iranit

MEK funksionon si një kult me rregulla strike, që u ndalonin krijimin e një familje.

21 Qershor 2023, 17:37 Nga m.s
MEK me rregulla strikte/ Nuk lejohet martesa apo marrëdhëniet, të
Kampi MEK

DURRËS- MEK është grupim opozitar ndaj regjimit të Iranit, por në Shqipëri kanë të gjithë statusin e refugjatit dhe marrëveshja me qeverinë e Shqipërisë ishte që ky grupim nuk do angazhohej në aktivitete politike apo të tjera si ato të sigurisë. MEK funksionon si një kult me rregulla strike, që u ndalonin krijimin e një familje.

Organizimi i tyre është i tipit ushtarak (të paktën në Ashraf 2 në Manëz) ku nuk u lejohet martesa apo marrëdhëniet, por e kanë ditën e angazhuar në aktivitet fizik (gjimnastikë) dhe lexim të librave, broshurave të veta.  

Një pjesë e të arratisurve nga kampi, të cilët kanë folur edhe më herët për mediat, kanë thënë se ishin joshur nga propaganda në media dhe online e MEK dhe u ishin bashkuar radhëve të tyre. Dëshira e tyre ishte për të kontribuuar në rivendosjen e lirisë dhe demokracisë në Iran, por ishin zhgënjyer. Ndërkohë ndër të tjera ishin të angazhuar me nxitje propagande online, monitorim të shkrimeve/postimeve që i konsideronin kundër tyre.  

Ndër të tjera, fshehtazi janë angazhuar edhe në sulme kibernetike ndaj Iranit, apo sipas objektivave që vlerësonin. Anëtarët e MEK dyshohet se kanë kryer sulme dhe ndërhyrje të paligjshme kompjuterike jashtë Shqipërisë, nga baza e Manzës në maj 2023, duke u bërë shkak për kërcënime të vazhdueshme nga Irani në drejtim të vendit tonë. 6 anëtarë të këtij komuniteti, u proceduan për kundërshtim me dhunë të policisë, gjatë zbatimit të vendimit të gjykatës./Dosja.al

tensione ne mek

Sondazh

Poll