21 Qershor 2023, 12:47
Nga f.i
pamje nga ngjarja
TIRANË- Megaoperacioni është shtrirë në Skrapar, Elbasan, Krujë dhe Lezhë dhe janë angazhuar 300 forca policore dhe 9 dronë. Në total janë gjetur dhe asgjësuar nëpërmjet djegies, 1777 fidanë dhe bimë narkotike cannabis sativa.
Në të katër qytetet janë shpallur në kërkim shtetas të cilë akuzohen për kultivim të bimëve narkotike dhe vijojnë veprimet hetimore.
Në Skrapar, në kuadër të megaoperacionit policor të koduar “Tomorri”, në një terren të hapur rishtazi, në një zonë të pyllëzuar dhe të thellë malore, në territorin e njësisë administrative Gjerbës, u gjetën të kultivuara në kubikë, në një serë, si dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 1000 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa. Si rezultat i veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasi O. Gj., 39 vjeç, banues në fshatin Bërsak, Skrapar. Vijon puna për kapjen e 39-vjeçarit.
Në Elbasan kuadër të operacionit policor të koduar “Krasta”, në një zonë pyjore, në fshatin Seltë, njësia administrative Zavalinë, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 160 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Si rezultat i veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim autori i dyshuar i kultivimit të këtyre bimëve narkotike, shtetasi A. D., 53 vjeç, banues në Tiranë, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë, për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit Y. Ç., 56 vjeç, F. L., 45 vjeç (me detyrë inspektorë pyjesh në zonat e Gjinarit dhe Zavalinës) dhe K. B., 55 vjeç (kryetari i fshatit Seltë). Vijon puna për kapjen e 53-vjeçarit.
Në vijim të veprimeve procedurale në kuadër të operacionit “Çereshta”, në Elbasan të zhvilluar më 18 qershor 2023, nga Policia e Librazhdit, ditën e djeshme u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 92 bimë të tjera të dyshuara narkotike cannabis sativa. Në total nga ky operacion janë asgjësuar 672 bimë dhe fidanë narkotikë cannabis sativa. Autorë të kultivimit të këtyre bimëve dhe fidanëve, dyshohet të jenë shtetasit e shpallur në kërkim S. D. dhe K. D. Gjithashtu, gjatë kontrolleve përreth territorit ku u gjetën bimët narkotike, në një tendë kampingu, të dyshuar të përshtatur për qendrim, nga shtetasit S. D. dhe K. D., u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, e ndarë në 2 qese plastike. Vijon puna për kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.
Në Krujë, në kuadër të megaoperacioni policor të koduar “Territor i pastër”, në një zonë pyjore, në fshatin Cudhi Kamp, njësia administrative Cudhi, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 195 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e autorësisë së këtij rasti kultivimi.
Në Lezhë, në kuadër të megaoperacioni policor të koduar “Imazhi”, në një zonë pyjore, në fshatin Malecaj, njësia administrative Balldre, u gjetën dhe u asgjësuan nëpërmjet djegies, 330 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Vijojnë veprimet hetimore për përcaktimin e autorësisë së këtij rasti kultivimi.
asgjesohen 1777 fidane megaoperacion
Aktualitet
21 Qershor 2023, 12:23
k.m.
Pamje nga spitali
VLORË- Një përplasje mes uniformave të bardha dhe familjarëve të një të riu që ndërroi ...
Aktualitet
21 Qershor 2023, 12:09
f.i
Samantha Gjeci
ITALI- Samantha Gjeci, 17 vjeç me origjinë shqiptare ka pushtuar faqet e para të mediave italiane, për shkak...
Aktualitet
21 Qershor 2023, 12:18
Njoftimi i Policisë:
DVP Tiranë Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me DVP Shkodër, operacioni policor...
Aktualitet
21 Qershor 2023, 12:02
I.A
Dhuna
ANGLI- Gazeta britanike The Independent ka bërë një shkrim për dhunën e policisë shqiptare kundrejt muxhahedi...
Aktualitet
21 Qershor 2023, 12:01
k.m.
Pamje nga operacioni
VLORË- Transportonin me 2 automjete, kundrejt pagesës, 9 emigrantë nga vendet e treta, vihen në pranga dy per...
Aktualitet
21 Qershor 2023, 11:57
k.m.
Foto ilustruese
SARANDË- Një 55-vjeçar ka përfunduar i plagosur rëndë në urgjencën e spitalit “Stefan Meksh...
Aktualitet
21 Qershor 2023, 11:51
k.m.
Foto ilustruese
GJIROKASTËR- Dy persona që transportinin 15 emigrantë të paligjshëm në aksin Gjirokastër – Tepelen...
Aktualitet
21 Qershor 2023, 11:36
I.A
Foto ilustruese
GREQI- Një bandë kriminale që vepronte në Patra dhe trafikonte sasi të mëdha droge është shkatë...
Aktualitet
21 Qershor 2023, 11:19
f.i
Alastair King-Smith
BRITANI E MADHE- Ambasadori britanik në Shqipëri, Alastair King-Smith ka dhënë mesazhin e tij për të gjit...
Aktualitet
21 Qershor 2023, 11:17
I.A
Manze
DURRËS- 6 muxhahedinë në Manzë janë proceduar penalisht ditën e sotme pasi kundërshtuan me dhunë punonj&...