Aktualitet

U rrëzua nga ashensori, 55-vjeçari nga Saranda transportohet me helikopter drejt Traumës

Refat Kolodashi, sipas bluzave të bardha, ishte rrëzuar nga ashensori dhe kishte marrë plagë të rënda në kokë, e si pasojë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

21 Qershor 2023, 11:57 Nga k.m.
U rrëzua nga ashensori, 55-vjeçari nga Saranda transportohet me
Foto ilustruese

SARANDË- Një 55-vjeçar ka përfunduar i plagosur rëndë në urgjencën e spitalit “Stefan Mekshi”.

Refat Kolodashi, sipas bluzave të bardha, ishte rrëzuar nga ashensori dhe kishte marrë plagë të rënda në kokë, e si pasojë është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ndaj pas ndihmës së parë që iu dha në spitalin e Sarandës, është sjellë në helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë.

refat kolodashi sarande

Sondazh

Poll